Nën moton “Autizmi dhe Njerëzimi – Çdo jetë ka vlerë”, është shënuar Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, me thirrje për më shumë ndërgjegjësim, pranim dhe përfshirje të personave në spektrin e autizmit në shoqëri.
Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, ku çdo individ ka mundësi të barabarta për zhvillim dhe mirëqenie.
Në mesazhin e saj, ministria ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se pranimi dhe mirëkuptimi janë hapa kyç drejt integrimit të plotë të personave me autizëm.
“Së bashku, të mbështesim një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në njoftim.




