Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet Projektligji për çmimet tavan, Kurti: Nuk po ndërhyjmë në tregun e lirë, po i mbrojmë qytetarët nga rritja artificiale e çmimeve

Lajme 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, i njohur si Projektligji për çmimet tavan.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me miratimin e Projektligjit për çmimet tavan nuk po pengojnë rritjen e askujt, por po evitojnë keqpërdorimin në emër të krizave, fryrjen artificiale të çmimeve.

“Po e ri-sjellim për miratim këtë projektligji që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti që qytetarët tanë e kanë përjetuar, rritjen e papritur të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektiv për mbrojtje… Me këtë projektligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi”, tha Kurti.

Ai tutje shtoi se ky Projektligj vendos një balanc të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme.

Sipas tij, ky Projektligj krijon instrumente të qarta për ndërhyrje të përkohshme, duke shmangur deformimet afatgjate të tregut.

Tutje, kryeministri i vendit tha se ky Projektligj po ashtu garanton furnizim dhe çmime të përballueshme për produkte bazë në kohë krize, parandalon spekulimet dhe fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve dhe më tej siguron reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet.

Ndryshe, ky projektligj ishte miratuar më parë edhe në Kuvendin e Kosovës, por ishte dërguar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpall antikushtetues Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Me këtë rast, Qeveria këtë herë e ka risjellë për miratim me plotësimet e nevojshme. /Telegrafi/

Artikulli paraprakMiratohet projektligji për Sigurime Shëndetësore
Artikulli i rradhës Në QKUK nis përdorimi i “Bubble testit” për diagnostikimin e stroke-ut, 55 raste të realizuara deri më tani

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.