Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se është furnizuar me stenta Klinika e Kardiologjisë.
Sipas njoftimit nga QKUK, reparti i Kardiologjisë Invazive është furnizuar me material të mjaftueshëm sipas kërkesave, shkruan Gazeta Shneta.
“Bazuar në të dhënat nga Barnatorja Qendrore, ju njoftojmë se Klinika e Kardiologjisë është furnizuar me materialin e nevojshëm për funksionimin e repartit të Kardiologjisë Invazive, gjegjësisht me stenta që nga dita e mërkurë. Furnizimi është realizuar konform kërkesave të njësisë kërkuese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Klinika e Kardiologjisë për disa javë ka pasur mungesë të materialeve për kateterizim, konkretisht stenta dhe materiale tjera të nevojshme. /Gazeta Shneta/




