Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Italia ka konfirmuar rastin e parë në Evropë të gripit të shpendëve H9N2 tek njeriu

Lajme 07/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Italia ka konfirmuar rastin e parë në Evropë të infektimit njerëzor me gripin e shpendëve A(H9N2). Rasti u identifikua në rajonin e Lombardisë tek një person që kishte udhëtuar nga jashtë kontinentit dhe aktualisht ndodhet në spital në izolim, duke marrë trajtim.

Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, janë kryer menjëherë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe janë identifikuar kontaktet e pacientit në kuadër të masave rutinë të parandalimit dhe monitorimit. Pacienti kishte edhe probleme të tjera shëndetësore bashkëshoqëruese, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ky është rasti i parë i këtij lloji në Evropë, megjithëse globalisht virusi nuk është i panjohur.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) që nga viti 1998 deri në shkurt 2026 janë raportuar 195 raste njerëzore në Azi dhe Afrikë. Megjithatë, nuk është vërejtur transmetim nga njeriu te njeriu për këtë variant.

Infeksioni zakonisht ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendë të infektuar ose mjedise të kontaminuara. Raste të tilla sporadike konsiderohen të pritshme në zona ku virusi qarkullon tek kafshët.

Në raportin më të fundit të Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore dhe ECDC, u raportuan 10 raste njerëzore të gripit të shpendëve midis nëntorit 2025 dhe shkurtit 2026, kryesisht në Kamboxhia dhe Kina, pa asnjë rast fatal.

Autoritetet vlerësojnë se rreziku aktual për popullsinë në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane mbetet shumë i ulët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Testohet një injeksion që mund të rikthejë dëmtimet nga osteoartriti
Artikulli i rradhës Bashkëpunim revolucionar: Kompania Eli Lilly investon në ilaçe të dizajnuara nga inteligjenca artificiale

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.