Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Testohet një injeksion që mund të rikthejë dëmtimet nga osteoartriti

Jetë 07/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Knee painful - skeleton x-ray, 3D Illustration medical concept.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Stanfordit ka sjellë një zbulim që deri më tani konsiderohej pothuajse i pamundur: rikthimin e humbjes së kërcit në nyje të shkaktuar nga mosha.

Nëse konfirmohet me sukses edhe te njerëzit në fazat e ardhshme të testimeve, ky zhvillim mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si trajtohet osteoartriti, duke reduktuar në të ardhmen edhe nevojën për ndërhyrje të zakonshme si zëvendësimi i gjurit apo i kofshës.

Studiuesit pranojnë se edhe vetë ata janë befasuar nga rezultatet.

“U befasuam. Ishim të mahnitur kur pamë shkallën e rigjenerimit të kërcit”, tha Helen Blau, drejtoreshë e Baxter Laboratory në Stanford. Ajo e zhvilloi studimin së bashku me profesoreshën e kirurgjisë ortopedike, Nidhi Bhutani.

Sipas Blau, fillimisht ilaçi eksperimental nuk ishte menduar për trajtimin e kërcit. Ajo po testonte efektin e tij tek dobësimi i muskujve i lidhur me plakjen, por më pas, pas diskutimeve me një koleg, fokusi u zhvendos tek ndikimi i mundshëm në kërcin e nyjeve.

Rezultatet, sipas saj, ishin të qëndrueshme në forma të ndryshme të dëmtimit të kërcit.

Shkaqet më të shpeshta të çalimit janë osteoartriti, dëmtimet e indeve të buta dhe radikulopatia lumbare. Çalimi gjatë ecjes mund të jetë shqetësimi kryesor, por rrallëherë është i vetmi.

Çalimi, i njohur edhe si ecje antalgjike, mund të jetë pasojë e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, nga dëmtimet e përkohshme deri te sëmundjet kronike të kockave, nyjeve apo nervave.

Edhe pse shpesh lidhet me dhimbjen në këmbë apo shputë, shkaku mund të jetë më i thellë dhe të përfshijë probleme me shtyllën kurrizore, muskujt apo nyjet, që e vështirësojnë ecjen normale.

 

Artikulli paraprakEndokrinologët i reagojnë kirurgët që po kryen shërbime endokrinologjike
Artikulli i rradhës Italia ka konfirmuar rastin e parë në Evropë të gripit të shpendëve H9N2 tek njeriu

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.