Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pak shtete në botë i përmbushin standardet globale për ajër të pastër

Jetë 10/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas raportit më të fundit “World Air Quality Report 2025” nga IQAir, vetëm 13 vende në botë kanë ajër të sigurt për frymëmarrje, ndërsa vetëm 14% e qyteteve globale përmbushin standardet e cilësisë së ajrit, një rënie nga 17% një vit më parë.

Raporti analizoi të dhëna nga 9,446 qytete në 143 vende dhe territore, duke treguar përkeqësim të përgjithshëm të cilësisë së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përcakton kufijtë e sigurt për grimcat PM2.5, të cilat janë shumë të vogla dhe depërtojnë thellë në mushkëri, duke shkaktuar sëmundje të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare dhe madje kancer. Vetëm tre vende evropiane – Andorra, Estonia dhe Islanda – përmbushën kufirin vjetor prej 5 µg/m³, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë, 91% e vendeve të analizuara nuk i plotësojnë këto standarde. Vendet më të ndotura përfshijnë Pakistani, Bangladeshi, Taxhikistani, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos.

Qytetet më të ndotura ndodhen kryesisht në India, Pakistani dhe Kina, ku qyteti Loni në Indi renditet i pari me nivele shumë të larta ndotjeje.

Shkaktarët kryesorë janë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, djegia e lëndëve fosile, zjarret masive dhe stuhitë e pluhurit.

Në Evropë, ndotja u rrit ndjeshëm në Zvicër dhe Greqi për shkak të tymit nga zjarret dhe pluhurit saharian, ndërsa Malta shënoi përmirësim falë politikave më të pastra energjetike.

Megjithatë, mungesa e të dhënave mbetet problem serioz.

Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, shumë vende kanë dobësuar monitorimin e cilësisë së ajrit.

Siç thekson drejtori i përgjithshëm i IQAir, Frank Hammes, pa monitorim nuk mund të kuptohen plotësisht rreziqet. Rritja e aksesit në të dhëna dhe ulja e emetimeve janë thelbësore për përmirësim afatgjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakËmbëlsuesit artificialë mund të ndikojnë edhe te brezat e ardhshëm
Artikulli i rradhës Vaksina kundër sëmundjes Lyme jep rezultate premtuese në prova klinike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.