Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Valneva kanë njoftuar rezultate inkurajuese për vaksinën kundër sëmundjes Lyme, duke hapur rrugën drejt miratimit për përdorim.
Vaksina eksperimentale ka treguar mbi 70% efikasitet në provat klinike, pavarësisht sfidave të hasura gjatë studimit, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që transmetohet tek njerëzit përmes pickimit të rriqrave të infektuara.
Simptomat përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe një skuqje karakteristike të lëkurës.
Vaksina kandidate, tregoi efikasitet prej mbi 70% në parandalimin e sëmundjes tek personat mbi pesë vjeç dhe u tolerua mirë, pa shqetësime të dukshme për sigurinë.
Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë të miratuar për përdorim tek njerëzit kundër kësaj sëmundjeje. Vaksina “PF-07307405”, është kandidati më i avancuar, me dy studime të fazës së tretë tashmë të përfunduara.
Vaksina arriti efikasitet prej 73.2% në uljen e rasteve të konfirmuara të sëmundjes, 28 ditë pas dozës së katërt, krahasuar me placebo.
Studimi përfshiu rreth 9,400 pjesëmarrës të shëndetshëm nga rajone ku sëmundja është e përhapur, si Evropa, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për miratimin e një vaksine kërkohet zakonisht që ajo të ulë rrezikun e sëmundjes me të paktën 20%.
Megjithëse analiza e parë nuk e arriti këtë prag për shkak të numrit më të ulët të rasteve gjatë studimit, analiza e dytë konfirmoi një efikasitet domethënës klinik.
Sipas Annaliesa Anderson, sëmundja Lyme mund të ketë pasoja serioze dhe të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme, ndërsa mungesa e një vaksine e bën këtë zhvillim edhe më të rëndësishëm. /Gazeta Shneta/


