Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapet Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë e organizuar nga OSK

Lajme 17/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka nisur punimet Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë e organizuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës dhe Shoqata e Antropologjisë Stomatologjike.

Në këtë konferencë me titull “Konceptet moderne në stomatologji, Antropologjia dhe stomatologjia forenzike”, do të marrin pjesë ligjërues ndërkombëtarë nga disa vende të botës si Brazili.

Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi tha se tema e sivjetme reflekton zhvillimet shkencore dhe stomatologjike në vitet e fundit.

“Konferenca të tilla krijojnë mundësi të çmuara për shkëmbimin e përvojave në mes profesionistëve të stomatologjisë, për të krijuar ura të bashkëpunimit dhe për të forcuar lidhjet në nivel rajonal e ndërkombëtar”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka njoftuar se OSK duke pasur për mision mbrojtjen dhe avancimin e rolit të stomatologëve ka ndërmarr hartimin e udhëzuesit për menaxhimin e emergjencave stomatologjike duke u bazuar në udhëzimet e organizatave ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor.

“Përmes këtij udhëzuesi synohet përmirësimi i sigurisë së shërbimeve ndaj pacientëve, si dhe mbrojtjes juridike ndaj stomatologëve. Ky udhëzues do të publikohet dhe do të zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private”, ka thënë Kamberi.

Konferencën e ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Sefedin Muçaj. Ai tha se nevoja për themelimin e Fakultetit të Stomatologjisë është e domosdoshme dhe kjo nuk do të jetë ndarje sepse ky institucion do të jetë nën ombrellën e Universitetit të Prishtinës.

Konferencën e përshëndetën me një fjalë rasti edhe drejtori i Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës Mirsad Shkreta, dhe përfaqësuesit e organizatave të stomatologëve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku në Florida akuzohet për vrasje pasi hoqi mëlçinë në vend të shpretkës gjatë operacionit
Artikulli i rradhës Alergjitë pranverore në rritje: Alergologu dr. Enis Halimi paralajmëron për “epideminë e heshtur”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.