Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alergjitë pranverore në rritje: Alergologu dr. Enis Halimi paralajmëron për “epideminë e heshtur”

Lajme 17/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Alergjitë pranverore po shfaqen gjithnjë e më herët dhe me intensitet më të lartë, duke prekur edhe fëmijët në vitet e para të jetës.

Sipas  Dr. Enis Halimi – AlergologutImunolog klinik   , kjo dukuri lidhet ngushtë me ndryshimet në stilin modern të jetesës dhe faktorët mjedisorë, shkruan Gazeta Shneta.

“Në praktikën tonë klinike po shohim gjithnjë e më shumë raste të alergjive tek fëmijët shumë të vegjël. Kjo ndërlidhet me ekspozimin e reduktuar ndaj natyrës, ndotjen e ajrit dhe ndryshimet në ushqyerje, përfshirë edhe rënien e ushqyerjes me qumësht gjiri”, thekson ai.

Sipas Dr. Halimit, ekspozimi i hershëm dhe i kontrolluar ndaj alergjenëve mund të ndihmojë në krijimin e tolerancës imunitare, veçanërisht tek ushqimet. Megjithatë, ai paralajmëron se ekspozimi i pakontrolluar, sidomos në mjedise të ndotura, mund të rrisë ndjeshmërinë e organizmit dhe të nxisë zhvillimin e alergjive.

“Roli i mikrobiomës së zorrëve, që ndikohet ndjeshëm nga ushqyerja me qumësht gjiri, është kyç në formimin e një sistemi imunitar të qëndrueshëm”, shton ai.

Sa i përket diagnostikimit, mjeku thekson se sot ekzistojnë metoda të avancuara dhe të sigurta. Testet e lëkurës dhe analizat e gjakut për IgE specifike mbeten më të përdorurat, ndërsa diagnostikimi molekular po konsiderohet një hap përpara drejt trajtimit të personalizuar.

“Sot kemi në dispozicion metoda shumë të sakta dhe të sigurta për diagnostikim. Testet e lëkurës janë ndër më të përdorurat dhe japin përgjigje të shpejtë e të saktë. Analizat e gjakut për IgE specifike ndihmojnë në identifikimin e alergjenëve të caktuar. Një hap më i avancuar është diagnostikimi molekular, i cili na tregon saktësisht ndaj cilës përbërës të alergjenit reagon organizmi. Zhvillimi i tillë teknologjik në diagnostikim të alergjive, mundëson trajtim sa më të personalizuar dhe, për rrjedhojë, edhe më cilësor të pacientëve. Kjo ndikon që pasojat për shëndetin të jenë sa më të vogla”, shpjegon Dr. Halimi.

Një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përkeqësimin e alergjive është ndotja e ajrit. Sipas tij, grimcat ndotëse irritojnë rrugët e frymëmarrjes dhe i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj alergjenëve.

“Në qytetet me ndotje më të lartë, shohim edhe raste më të rënda të alergjive”, thekson ai.

Gjatë pranverës, alergjitë shkaktohen kryesisht nga polenet e drunjëve, barit dhe drithërave.

Njohja e kalendarit të polenizimit, sipas mjekut, është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin në kohë të simptomave.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë teshtima të shpeshta, rrjedhje ose bllokim të hundës, kruarje të syve, lotim dhe lodhje. Në disa raste shfaqen edhe kollë e thatë dhe dhimbje koke.

Ndryshe nga gripi apo ftohja, alergjitë zakonisht nuk shoqërohen me temperaturë dhe zgjasin më gjatë, shpesh duke u përsëritur në të njëjtën periudhë të vitit.

Dr. Halimi paralajmëron se alergjitë e patrajtuara mund të çojnë në komplikime serioze, përfshirë astmën, infeksionet e sinusëve dhe në raste të rralla edhe reaksione kërcënuese për jetën si anafilaksia.

“Trajtimi varet nga lloji i alergjisë, ashpërsia e simptomave, stadi i sëmundjes dhe një sërë faktorësh të tjerë. Hapi i parë dhe më i rëndësishmi, është shmangia nga kontakti me alergjenin e caktuar (mënyrat e shmangies varen nga lloji i alergjenit, koha e shfaqjes së tij, vendi i shfaqjes së tij etj). Hapi tjetër është terapia medikamentoze (antihistaminikët, sprej nazal me kortikosteroide, pika për sy, antileukotrienet etj) dhe komunikimi e konsultimi i rregullt me mjekun alergolog. Po ashtu, në mozaikun e trajtimit rol luan edhe imunoterapia, e njohur gjerësisht si “vaksina kundër alergjisë”.

Megjithatë, forma e mjekimit duhet të përcaktohet nga mjeku alergolog, dhe gjithsesi duhet të shmanget vetmjekimi, sepse pasojat nga mjekimi jo i duhur mund të jenë të mëdha në planin afatgjatë për shëndetin e pacientit,” tha Dr. Halimi.

Sipas Dr. Halimit, alergjitë mund të konsiderohen si një “epidemi e heshtur”, për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve dhe ndikimit të madh në cilësinë e jetës.

“Ndryshimet klimatike, ndotja dhe stili modern i jetesës kanë ndikuar ndjeshëm në këtë rritje”, thotë ai.

Në fund, mjeku ka një apel të qartë për qytetarët: mos i neglizhoni simptomat!

“Nëse përballeni çdo vit me të njëjtat shqetësime, kërkoni ndihmë profesionale. Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë kyç për parandalimin e komplikimeve dhe ruajtjen e shëndetit afatgjatë”, përfundon Dr. Halimi.

/Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakHapet Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë e organizuar nga OSK
Artikulli i rradhës Dr. Altin Sallahu, specialisti më i ri i kirurgjisë abdominale

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.