Në Klinikën e Onkologjisë ka nisur procesi i renovimit të ashensorit, me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe rritjen e sigurisë për pacientët, familjarët dhe stafin mjekësor.
Sipas QKUK -së, punimet përfshijnë zëvendësimin e plotë të ashensorit ekzistues me një sistem të ri, më modern dhe më funksional.
Ky proces pritet të zgjasë rreth një muaj, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë periudhës së punimeve, mund të ketë vështirësi të përkohshme në qarkullimin brenda objektit të klinikës, për çka qytetarët dhe pacientët janë njoftuar që të tregojnë mirëkuptim.
Stafi i Klinikës së Onkologjisë ka bërë të ditur se është angazhuar për menaxhimin e situatës në mënyrë që shërbimet mjekësore të mos ndërpriten, duke ofruar udhëzime alternative për lëvizjen brenda hapësirave të klinikës.
QKUK ka theksuar se punimet po zhvillohen në mënyrë të planifikuar dhe me synim minimizimin e ndikimit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa përfundimi i projektit pritet të përmirësojë ndjeshëm funksionalitetin e objektit në të ardhmen./Gazeta Shneta/




