Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i javës: Pse po preken gjithnjë e më shumë të rinjtë nga çrregullimet hormonale? Flet Dr. Fatbardh Ramadani

Mjeku i javës 27/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çrregullimet hormonale po shndërrohen në një shqetësim gjithnjë e më i pranishëm tek të rinjtë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe atë mendor. Nga lodhja e vazhdueshme e deri te problemet me peshën, ciklin menstrual apo metabolizmin, këto sinjale shpesh neglizhohen ose keqinterpretohen.

Në një kohë kur stili i jetesës karakterizohet nga ushqimi i përpunuar, mungesa e aktivitetit fizik, stresi dhe përdorimi i tepërt i teknologjisë, balanca hormonale bëhet edhe më e brishtë. Por sa të rrezikshme janë këto çrregullime dhe kur duhet kërkuar ndihmë profesionale?

Me Dr. Fatbardh Ramadanin, specialist internist/endokrionolog, diskutuam për çrregullimet hormonale tek të rinjtë, shenjat paralajmëruese dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë.

Intervista e plotë :

Shneta: Çfarë nënkuptojmë me çrregullime hormonale dhe pse po prekin gjithnjë e më shpesh të rinjtë?

Dr. Ramadani: Çrregullimet hormonale janë gjendje në të cilat gjëndrat endokrine, si hipofiza, tiroidea, pankreasi, gjëndrat mbiveshkore dhe vezoret ose testiset, prodhojnë më shumë ose më pak hormone se norma. Hormonet luajnë një rol thelbësor në kontrollin e rritjes, metabolizmit, pubertetit, peshës trupore, gjumit, humorit dhe fertilitetit. Në vitet e fundit është vërejtur një rritje e këtyre çrregullimeve, e lidhur me faktorë të tillë si ushqimi i përpunuar dhe obeziteti, jeta sedentare, stresi kronik, pagjumësia, ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve, si dhe faktorët gjenetikë dhe autoimunë.

Shneta: Cilat janë hormonet që çrregullohen më shpesh në moshë të re?

Dr: Ramadani: TSH, T3 dhe T4 janë hormone të rëndësishme të gjendrës tiroide, të cilat lidhen me disa nga sëmundjet më të shpeshta si tiroiditi Hashimoto dhe sëmundja Graves. Një rol të rëndësishëm në organizëm ka edhe insulina; çrregullimet e saj përfshijnë rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin mellitus tip 2, i cili po shfaqet gjithnjë e më shpesh te adoleshentët. Po ashtu, hormonet seksuale janë thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit, ku te vajzat përfshihen estrogjeni dhe progesteroni, ndërsa te djemtë testosteroni. Një ndër çrregullimet më të njohura hormonale është sindroma e vezoreve policistike (PCOS). Në fund, kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, lidhet ngushtë me stresin kronik, ankthin dhe pagjumësinë.

Shneta: Cilat shenja të hershme duhet t’i alarmojnë të rinjtë dhe prindërit?

Dr. Ramadani: Lodhja e vazhdueshme, shtimi ose humbja e pashpjegueshme në peshë, cikli menstrual i çrregullt, aknet e rënda dhe rritja e tepërt e qimeve, si dhe rënia e flokëve, janë disa nga shenjat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale. Po ashtu, mund të shfaqen djersitje e tepërt dhe dridhje të duarve, probleme me rritjen ose pubertet i vonuar apo i parakohshëm. Ndryshimet e humorit, ankthi dhe irritimi janë gjithashtu të shpeshta. Një tjetër shenjë karakteristike është paraqitja e njollave të errëta në qafë (acanthosis nigricans), e cila shpesh lidhet me rezistencën ndaj insulinës.

Shneta: Sa ndikojnë stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik?

Dr. Ramadani: Ndikimi është shumë i madh. Ushqimi i pasur me sheqerna rrit nivelin e insulinës dhe mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, ndërsa jeta sedentare e ngadalëson metabolizmin. Stresi kronik rrit nivelin e kortizolit dhe ndikon në peshë, ciklin menstrual dhe nivelin e sheqerit në gjak. Në përgjithësi, balanca hormonale është shumë e ndjeshme ndaj stilit të jetesës.

Shneta: A luajnë rol rrjetet sociale, pagjumësia dhe pajisjet elektronike?

Dr. Ramadani: Po, ndikimi është i dukshëm. Drita blu nga ekranet ul prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, ndërsa pagjumësia rrit nivelet e kortizolit dhe insulinës. Rrjetet sociale kontribuojnë në rritjen e stresit emocional dhe presionit psikologjik. Gjumi më pak se 7 orë te adoleshentët lidhet me rritjen e obezitetit, çrregullime të ciklit menstrual, si dhe me rritje të ankthit dhe depresionit.

Shneta: Kur duhet të drejtohemi te mjeku?

Dr. Ramadani: Duhet të kërkohet konsultë me mjekun ose endokrinologun nëse simptomat zgjasin më shumë se 2–3 muaj, nëse ka çrregullime të rënda menstruale, rritje të shpejtë në peshë, histori familjare me diabet ose sëmundje të tiroides, si dhe në rastet kur vërehet pubertet i vonuar ose i parakohshëm.

Shneta: Çfarë ndodh nëse problemet neglizhohen?

Dr. Ramadani: Neglizhimi i këtyre problemeve mund të çojë në pasoja serioze, si diabeti tip 2 në moshë të re, infertiliteti, obeziteti kronik, problemet kardiovaskulare, osteoporoza dhe çrregullimet psikologjike. Sa më herët të bëhet diagnostikimi, aq më i lehtë dhe më efektiv është trajtimi.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Stresi gjatë shtatzënisë ndikon në trurin e fëmijës, por ka një mënyrë për ta zbutur
Artikulli i rradhës Kryhet operacion i suksesshëm për kancerin e vezoreve në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

ZKA zbulon barna të skaduara në vlerë 95 mijë euro në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë

25/06/2026 Lajme

Raporti i ZKA-së: Mangësi në menaxhimin e kontratave, stok farmaceutik dhe pasuri në Ministrinë e Shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

613 të porsalindur u trajtuan në Kujdesin Intensiv Neonatal të QKUK-së nga janari deri në maj

24/06/2026 Lajme

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Spitali i Pejës: Mbi 3,700 analiza laboratorike dhe 445 vizita specialistike brenda 24 orëve.

23/06/2026 Lajme

40 raste me fruth në Kosovë brenda dy muajve, Ferizaj dhe Prishtina me më së shumti të prekur

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.