Pesë foshnje kanë lindur gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, prej tyre tre djem dhe dy vajza.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë së njëjtës ditë janë realizuar edhe 543 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 54 pacientë për trajtim.
Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 210 pacientë, përcjell Gazeta Shneta.
Në fushën e diagnostikës dhe analizave, 277 pacientë kanë kryer gjithsej 3,819 analiza laboratorike. Po ashtu, janë realizuar 109 ekzaminime me rëntgen, 43 ultrazëra dhe 22 rezonanca magnetike (MRI).
Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 15 operacione, si dhe 35 trajtime me dializë.
Në shërbimet tjera mjekësore përfshihen 12 ehokardiografi, 12 teste ergometrike, 4 gastroskopi dhe 45 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/



