Komuna e Prizrenit ka njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me qëllim përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore.
Sipas njoftimit, QKMF-ja në Prizren do të funksionojë deri në orën 22:00, transmeton Gazeta Shneta.
Ky vendim është marrë në prag të sezonit veror, periudhë kur pritet rritje e numrit të pacientëve. Autoritetet komunale theksojnë se zgjatja e orarit synon të lehtësojë qasjen në shërbime shëndetësore, veçanërisht për qytetarët që kanë nevojë për kujdes mjekësor në orët e mbrëmjes.
Po ashtu, është marrë parasysh edhe ardhja e bashkatdhetarëve gjatë verës, e cila zakonisht sjell rritje të kërkesës për shërbime në institucionet shëndetësore. /Gazeta Shneta/




