Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e therjes së një personi në këtë qytet.
Sipas njoftimit, sot rreth orës 02:35 të mëngjesit, një pacient është dërguar me autoambulancë nga Urgjenca e qytetit të Gjakovës në Emergjencën e Spitalit, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë pranimit në emergjencë, pacienti ka qenë pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë masat reanimatore, por pa sukses.
Vdekja e pacientit është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10.
Tutje, spitali ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
/Gazeta Shneta/




