Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ndihmojnë vërtet suplementet gjatë kohës së menopauzës?

Femina 08/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrjetet sociale janë mbushur me produkte që premtojnë lehtësimin e simptomave të menopauzës – nga pluhurat kundër “mjegullës mendore”, deri te kapsulat për gjumë dhe balancim hormonal.

Suplemente si magnezi, kërpudha (lion’s mane), kreatina dhe kolagjeni po promovohen gjithnjë e më shumë si zgjidhje të domosdoshme për gratë gjatë periudhës së perimenopauzës dhe menopauzës, shkruan burimi Independent UK transmeton Gazeta Shneta.

Por ekspertët thonë se jo të gjitha pretendimet mbështeten plotësisht nga shkenca.

Rënia e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës mund të shkaktojë simptoma si afshe të nxehta, pagjumësi, ankth, lodhje mendore, dhimbje kyçesh dhe humbje të masës muskulore.

Terapia hormonale mbetet trajtimi më efektiv, por shumë gra kërkojnë alternativa natyrale.

Magnezi konsiderohet një nga suplementet më të dobishme, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve, përmirësimin e gjumit dhe reduktimin e ankthit.

Ai gjithashtu mund të kontribuojë në forcimin e kockave, të cilat dobësohen pas menopauzës. Megjithatë, studimet nuk kanë treguar efekt të madh kundër afsheve apo problemeve të kujtesës.

Kërpudha “(lion’s mane)”, promovohet për përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit. Studimet tek kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, por ende mungojnë prova të forta tek gratë në menopauzë.

Ndërkohë, kreatina mund të ndihmojë në ruajtjen e forcës muskulore, përmirësimin e energjisë dhe gjumit, ndërsa kolagjeni lidhet me shëndetin e lëkurës, nyjeve dhe kockave. Disa studime kanë treguar se kolagjeni mund të ndihmojë në rritjen e densitetit kockor tek gratë pas menopauzës.

Ekspertët theksojnë se suplementet mund të kenë përfitime, por ato nuk janë zgjidhje magjike. Para përdorimit, rekomandohet konsultimi me mjekun, sidomos për gratë me probleme të veshkave apo sëmundje të tjera kronike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDyshime për manipulim të orarit në Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Bakteret e zorrëve mund të ndihmojnë në ruajtjen e forcës muskulare gjatë plakjes

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.