Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dendësia e gjirit, faktori i fshehur që rrit rrezikun e kancerit

Jetë 07/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dendësia e gjirit po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, megjithëse shumë gra ende nuk janë të informuara për të.

Ekspertët paralajmërojnë se gjinjtë e dendur jo vetëm rrisin mundësinë e zhvillimit të sëmundjes, por edhe e bëjnë më të vështirë zbulimin e saj në fazat e hershme, shkruan burimi Independent UK transmeton Gazeta Shneta.

Dendësia e gjirit përcaktohet nga sasia e indeve gjëndrore dhe fibroze krahasuar me yndyrën në gji. Në mamografi, indi i dendur dhe tumoret shfaqen të bardha, duke e bërë të vështirë dallimin e anomalive. Për këtë arsye, disa raste të kancerit mund të mos zbulohen gjatë kontrolleve rutinë.

Studimet tregojnë se gratë me gjinj shumë të dendur kanë pothuajse dy herë më shumë rrezik për të zhvilluar kancer gjiri krahasuar me ato me dendësi të ulët.

Rreziku pas moshës 50-vjeçare mund të arrijë deri në 15 për qind tek gratë me dendësi të lartë, ndërsa tek ato me dendësi më të ulët mbetet rreth 6 për qind.

Mamografia mbetet metoda kryesore e kontrollit, por efikasiteti i saj bie ndjeshëm tek gratë me gjinj të dendur.

Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë edhe kontrolle shtesë si rezonanca magnetike, e cila mund të zbulojë tumore që mamografia nuk i evidenton.

Rreth 40 për qind e grave kanë dendësi të lartë të gjirit, sidomos gratë më të reja, ato që përdorin terapi hormonale dhe persona me predispozitë gjenetike.

Mjekët rekomandojnë që gratë të informohen për dendësinë e gjirit pas mamografisë dhe të konsultohen me specialistët për mënyrat më të përshtatshme të kontrollit dhe diagnostikimit të hershëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZvicra importon një numër rekord organesh
Artikulli i rradhës Një test i thjeshtë gjaku mund të zbulojë herët rrezikun për Alzheimerin nga shtëpia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.