Infermierja Valbona Lumnica Haziri është vlerësuar me çmimin “Infermierja e Vitit” nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e saj profesional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj pacientëve.
“Ky çmim është një mirënjohje e merituar për kontributin e saj ndër vite ndaj pacientëve dhe stafit shëndetësor”, thuhet në njoftim.
Në fund, Klinika e Onkologjisë i ka uruar asaj suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional./Gazeta Shneta/



