Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton testin e parë me inteligjencë artificiale që ndihmon në trajtimin e kancerit të gjirit

Jetë 12/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas të dhënave të vitit 2022, rreth 2.3 milionë gra në mbarë botën u diagnostikuan me kancer të gjirit, ndërsa afro 670 mijë humbën jetën nga kjo sëmundje.

Kanceri i gjirit vazhdon të mbetet një nga format më të zakonshme të kancerit tek gratë dhe ende nuk ekziston një kurë përfundimtare, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Trajtimet zakonisht përfshijnë kimioterapi, terapi hormonale, rrezatim, medikamente specifike dhe ndërhyrje kirurgjikale.

Një zhvillim i rëndësishëm në këtë fushë është miratimi nga FDA i testit të parë me inteligjencë artificiale, i quajtur ArteraAI Breast.

Ky sistem përdor imazhet digjitale të indeve të marra gjatë operacionit dhe të dhëna klinike për të parashikuar rrezikun e përhapjes së kancerit tek pacientet me fazë të hershme të kancerit HR+/HER2-.

Teknologjia është trajnuar me të dhëna nga mbi 8,500 paciente dhe ndihmon mjekët të kategorizojnë rastet në rrezik të ulët ose të lartë.

Qëllimi kryesor është përcaktimi më i saktë i trajtimit. Pacientet me rrezik më të ulët mund të shmangin trajtime të panevojshme intensive, ndërsa ato me rrezik më të lartë mund të marrin terapi më agresive në kohë.

Ekspertët theksojnë se kjo metodë mund të ulë kostot dhe vonesat krahasuar me testet tradicionale, duke ofruar rezultate më të shpejta dhe më të qasshme për pacientet dhe mjekët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim
Artikulli i rradhës Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik, ekipet emergjente janë në gatishmëri

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.