Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik, ekipet emergjente janë në gatishmëri

Lajme 12/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Erërat e forta që kanë kapluar Prishtinën dhe gjithë vendin kanë shtyrë institucionet lokale të përgatiten për çdo situatë.

Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtnë, Lulzim Fushtica për KosovaPress ka thënë se gjatë ditës së sotme kanë qenë në në koordinim të vazhdueshëm me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ai tha se në mëngjes kanë zhvilluar konsultime shtesë me ta dhe janë siguruar që aktualisht nuk ka arsye për panik.

“Edhe gjatë orëve të mëngjesit, por edhe pak më herët gjatë ditës, kemi zhvilluar konsultime shtesë me ta dhe jemi siguruar se aktualisht nuk ka arsye për panik. Pavarësisht kësaj, që nga mbrëmja e kaluar kemi angazhuar të gjitha strukturat relevante dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen në gjendje të plotë gatishmërie”, tha Fushtica.

Ai bëri të ditur se në gatishmëri janë ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, Policia e Kryeqytetit, si dhe ekipet për intervenime emergjente.

Më tej, ai njoftoi se gjatë ditës kanë pasur disa intervenime por nuk është ndonjë situatë serioze.

“Gjatë ditës kemi pasur disa intervenime në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët”, shtoi ai.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtnë ka ftuar të gjithë qytetarët që në rast nevoje apo shqetësimi të kontaktojnë numrat emergjentë 0800 12233 dhe 12244, duke shtuar se mbetën të gatshëm t’i përgjigjen cdo shqetësimi apo kërkese të tyre.

Ndërkohë, ndërmarrja publike lokale “Gjelbër” ka kërkuar nga qytetarët që për shkak të erërave të forta të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësirave të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve.

Artikulli paraprakFDA miraton testin e parë me inteligjencë artificiale që ndihmon në trajtimin e kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Dyshime për Hantavirus në Itali, 25-vjeçari në karantinë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.