Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arti dhe kreativiteti mund të ngadalësojnë plakjen

Jetë 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Mbretëria e Bashkuar ka treguar se njerëzit që merren me aktivitete artistike dhe kulturore mund të plaken më ngadalë biologjikisht.

Sipas hulumtimit të realizuar nga “Universiteti College London (UCL)”, përfshirja në art, kulturë dhe aktivitete krijuese lidhet me një ritëm më të ngadalshëm të plakjes, efekt i ngjashëm me përfitimet që sjell aktiviteti fizik i rregullt, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 3,500 pjesëmarrësve me moshë mesatare rreth 52 vjeç.

Ata krahasuan zakonet kulturore dhe artistike të pjesëmarrësve me rezultatet e analizave të ADN-së, të cilat tregojnë ritmin biologjik të plakjes.

Rezultatet zbuluan se personat që merrnin pjesë në aktivitete artistike të paktën disa herë në vit kishin ritëm më të ngadalshëm të plakjes sesa ata që rrallë merreshin me to.

Sipas studimit, personat që angazhoheshin në aktivitete kreative çdo muaj kishin rreth 3% ritëm më të ngadalshëm të plakjes, ndërsa ata që merrnin pjesë çdo javë kishin deri në 4% ritëm më të ulët të plakjes biologjike. Për më tepër, pjesëmarrësit aktivë në art dhe kulturë rezultuan mesatarisht një vit “më të rinj” biologjikisht.

Ekspertët besojnë se arti ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, ul stresin dhe inflamacionin, si dhe ndihmon në ruajtjen e funksioneve të trurit.

Edhe pse studimi nuk provon drejtpërdrejt se arti ndalon plakjen, ai forcon idenë se një jetë aktive kulturore dhe sociale mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin afatgjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTerapia e re me antitrupa jep shpresë për pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve
Artikulli i rradhës OFTK i sjellë mbi 30 shtete të Evropës në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.