Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës e ka organizuar si nikoqire takimin e përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare të fizioterapisë European Region – World Physiotherapy.
OFTK ka organizuar një pritje zyrtare në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë ku kanë marr pjesë Ester Mary D’Arsy – Presidente e World Physiotherapy – European Region, Michel Landry – President i World Physiotherapy, përfaqësues të organizatave të fizioterapeutëve nga mbi 30 vende të Evropës.
Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Feim Gashi, i cili ka thënë se është nder i madh që OFTK ka pasur mundësinë që të organizoj “General Meeting” të 15-tin me radhë.
“Jemi të lumtur për bashkëpunimin tonë jo vetëm në këtë rast, por edhe në angazhimet tona të përbashkëta për avancimin e rolit të fizioterapeutit në Kosovë”, ka thënë Gashi.
Ester Mary D’Arsy – Presidente e ER-WCPT, e ka hapur fjalimin e saj me fjalinë “Bashkimi Evropian ka ardhur në Kosovë”.
“President Gashi jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur që jemi këtu. Faleminderit shumë stafit shumë të dashur për organizimin e kësaj ngjarje kaq të bukur”, ka thënë znj. Mary D’Arsy.
Ajo ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë ndihet e nderuar dhe se bashkëpunimi në organizimin e “General Meeting” është një moment shumë special për të.
Michel Landry – President i WCTP e ka falënderuar OFTK-në për pritjen dhe organizimin e “General Meeting”. Ai ka rikujtuar ardhjen e tij për herë të parë në Kosovë vetëm dy ditë pas përfundimit të luftës. Ai thotë se Kosova ka ndryshuar shumë nga ajo kohë.
“Ju përgëzojë që keni punuar fortë dhe e keni rindërtuar kaq shpejt vendin tuaj dhe ju lumtë për këtë organizim të sotëm”, ka thënë Landry.
Në fund të ceremonisë, OFTK i ka shpallë anëtarë nderi Ester Mary D’Arsy dhe Michel Landry, ndërsa Aitor Carpio Garcia është nderuar me mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm. /Gazeta Shneta/



