Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Rritet numri i rasteve me hantavirus në anijen turistike, një grua në gjendje kritike në Francë

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve me hantavirus të lidhura me shpërthimin në anijen turistike “MV Hondius” ka arritur në 11, prej tyre nëntë të konfirmuara, ndërsa tre persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave të publikuara më 12 maj, të gjitha rastet lidhen me pasagjerët ose ekuipazhin e anijes turistike, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Një grua franceze e infektuar me virusin ndodhet në gjendje kritike në një spital në Paris. Mjekët kanë bërë të ditur se ajo po trajtohet me aparat të frymëmarrjes artificiale për shkak të komplikimeve serioze në mushkëri dhe zemër.

OBSH ka njoftuar se mund të paraqiten edhe raste të tjera, për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit të virusit dhe kontaktit të ngushtë në anije, por ka theksuar se aktualisht nuk ka shenja të një shpërthimi më të gjerë.

Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të qëndrojnë në karantinë për 42 ditë në vendet e tyre.

Ndërkohë, edhe një pasagjer spanjoll ka rezultuar pozitiv me hantavirus dhe po trajtohet në Madrid. Sipas autoriteteve spanjolle, pacienti ka simptoma të lehta respiratore dhe temperaturë të ulët.

Sipas OBSH-së, hantavirusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit me urinën, feçet ose pështymën e brejtësve të infektuar. Transmetimi nga njeriu te njeriu konsiderohet i rrallë dhe është dokumentuar kryesisht në raste të kontakteve të ngushta familjare.

Periudha e inkubacionit të virusit mund të zgjasë nga katër deri në 42 ditë.

Artikulli paraprakPCOS riemërtohet zyrtarisht në PMOS
Artikulli i rradhës Gjykata Supreme shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.