Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta shpallë të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi moshën 15-vjeçare gjatë qëndrimit të pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr.03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore.

Vendimi është marrë pas padisë së ushtruar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ndaj Ministria e Shëndetësisë, ku kontestohej ligjshmëria e dispozitave që parashihnin pagesën prej 3 eurosh për çdo ditë qëndrimi në spital për shoqëruesit e pacientëve mbi 15 vjeç.

Sipas IKD-së, Ligji për Shëndetësi e përcakton bashkëpagesën si pagesë për shërbime të kujdesit shëndetësor nga personat që i marrin ato, ndërsa personat shoqërues nuk mund të konsiderohen përfitues të shërbimeve shëndetësore, pasi nuk marrin trajtim mjekësor, shërbime diagnostike apo rehabilituese.

Pas shqyrtimit të provave dhe dispozitave ligjore, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dispozitat e kontestuara nuk kanë pasur bazë të mjaftueshme ligjore dhe se me to është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

Në aktgjykim thuhet se bashkëpagesa mund të aplikohet vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor, kriter që, sipas Gjykatës, nuk plotësohet nga personat shoqërues.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se Ministria e Shëndetësisë ka tejkaluar autorizimet ligjore përmes këtij udhëzimi administrativ, duke krijuar një obligim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore dhe në kundërshtim me parimin e legalitetit.

Sipas vendimit, tarifimi i shoqëruesve cenon të drejtën për qasje të barabartë dhe efektive në kujdesin shëndetësor, duke marrë parasysh se prania e familjarëve shpesh është e nevojshme për mbështetjen e pacientëve gjatë hospitalizimit.

Gjykata Supreme ka theksuar gjithashtu se aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi apo detyrime financiare që nuk parashihen me ligj.

Tarifa prej 3 eurosh kishte nisur të zbatohej nga shkurti i këtij viti, në bazë të udhëzimit administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore, i cili kishte hyrë në fuqi në vitin 2024.

Artikulli paraprakOBSH: Rritet numri i rasteve me hantavirus në anijen turistike, një grua në gjendje kritike në Francë
Artikulli i rradhës Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës për deputetë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.