Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të QKUK-së, dhe dy spitaleve në Vushtrri dhe Ferizaj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë me drejtor me mandat të plotë pasi Mentor Zejnullahu u zgjodh në këtë pozitë në konkursin ku i mori 86.3 pikë, shkruan Gazeta Shneta.
Zejnullahu vjen në këtë pozitë nga Sektori i Shërbimeve të Përbashkëta ku ishte zgjedhur Shef para dy viteve, ndërsa para rreth 1 viti u emërua ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së.
Ndërkaq ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Besim Muzaqi është zgjedhur drejtor në Spitalin e Vushtrrisë. Ai ishte kandidati i vetëm në testin me shkrim dhe intervistën me gojë ku i mori 75.7 pikë.
Ndërkaq në Spitalin e Ferizajt drejtor është zgjedhur Ilir Hamdiu. Ai ka dal i pari nga tre kandidatët me 75.3 pikë.
Spitali i Ferizajt ka qenë me ushtrues detyre që nga viti 2021. /Gazeta Shneta/




