Në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, në kryeqytet u organizua aktivitet me qëllim vlerësimin e rolit të mjekëve familjarë dhe profesionistëve të kujdesit parësor shëndetësor.
Kryetari i Komunës së Prishtina, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Bujar Gashi, kanë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit.
“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin publik.” thuhet në postimin e Ramës./Gazeta Shneta/



