Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje

Lajme 21/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të reja lidhur me procesin e  votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo periudhë 17-ditore (21 maj – 6 qershor 2026) do të vlejë vetëm për rreth 105 mijë shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës.

Pjesë e kësaj liste janë edhe shtetasit të cilët fillimisht ishin regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, por për shkak se numri i votuesve në këto përfaqësi nuk ka arritur të kalojë mbi 50, të njëjtit kanë kaluar automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë janë njoftuar nga KQZ.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim”, thotë KQZ.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban:

  1. Udhëzuesin për votim;
  2. fletëvotimin;
  3. zarfin e fshehtësisë; dhe
  4. zarfin kthyes.

Detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë në adresën e kutisë postare të KQZ-së në shtetin ku jeton votuesi i regjistruar.

Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, votuesi duhet të shënojë adresën e kutisë postare për votim përmes postës në shtetin më të afërt. Të gjitha detajet për procedurën e votimit, votuesit do t’i gjejnë në udhëzuesin për votim, i cili është i vendosur në pako.

Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos së tyre me fletëvotim.

KQZ fton për vëmendje votuesit e regjistruar se çdo dërgesë postare duhet të jetë individuale.

Artikulli paraprakRënia e vaksinimit MRP nën 70% në Maqedoni, mjekët paralajmërojnë rrezik të epidemive
Artikulli i rradhës QIKA organizon fushatën “Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve!”

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.