Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rënia e vaksinimit MRP nën 70% në Maqedoni, mjekët paralajmërojnë rrezik të epidemive

Lajme 21/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i fëmijëve të vaksinuar vazhdon të mbetet në nivel jo të kënaqshëm më Maqedoninë e Veriut. Gjatë vitit 2025 është vërejtur rënie e vaksinimit të detyrueshëm, veçanërisht me vaksinën MRP kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, ku përqindja ka rënë nën 70%.

Sipas mjekëve, kjo situatë paraqet rrezik serioz për shëndetin publik. Ndërsa, arsyet kryesore lidhen me frikën, mosbesimin dhe informacionet e pasakta që përhapen në rrjetet sociale.

“ Ulje më të theksuar është tek vaksinat që jepen në moshën e parë dhe të dytë, dhe ajo që më së shumti na shqetëson është ulja e vaksinimit me MRP nëse vitin e kaluar ka qenë 77 për qind tani është 67 për qind e fëmijëve që janë të vaksinuar me dozën e parë. Mirë është që vaksinimi i fëmijëve shkollorë vërehet një rritje, gjithashtu dhe doza e dytë e MRP që pranohet në moshën 6 vjeçare apo në klasë të parë ka një përfshirje të mirë prej 80 për qind”, deklaroi Katarina Stavriq, pediatre

Sipas mjekëve, mos imunizimi me vaksinën MRP rrit rrezikun e përhapjes së epidemive dhe rikthimit të sëmundjeve të rrezikshme.

“Kjo do të thotë se rritet rreziku, pra nëse paraqitet ndonjë rast morbil shumë lehtë në këto raste, me një përqindje kaq të ulët të vaksinimit mund të përhapet epidemi. Të mos flasin që në vitin e parë të jetesës së fëmijëve, ato janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe për këtë i japim këto vaksina në muajin e dytë, katërt dhe të gjashtë”, deklaroi Katarina Stavriq, pediatre.

Ka paragjykime që vaksinën MRP e lidhin me autizmin. Megjithatë, studimet shkencore të 20 viteve të fundit nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes vaksinimit dhe autizmit. Prandaj, mjekët apelojnë që prindërit të informohen nga burime të sigurta dhe t’i vaksinojnë fëmijët për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të shoqërisë. /Alsat.mk

 

Artikulli paraprakRaporti: Evropianët presin deri në tri vite për barna të reja, dallime të mëdha mes shteteve
Artikulli i rradhës Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.