Të dhënat më të fundit nga analizat ndërkombëtare tregojnë se vaksinat kundër virusit respirator sincicial (RSV), të administruara gjatë shtatzënisë, mund të ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme për foshnjat në muajt e parë pas lindjes.
Sipas ekspertëve, antitrupat e krijuar nga nëna pas vaksinimit kalojnë tek foshnja përmes placentës, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër infeksioneve të rënda respiratore në periudhën më të ndjeshme të jetës, shkruan CDC, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet tregojnë se kjo qasje mund të ulë ndjeshëm rrezikun e hospitalizimeve, bronkiolitit dhe komplikimeve serioze të frymëmarrjes tek të porsalindurit.
Virusi RSV konsiderohet një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Në disa raste, ai mund të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe nevojë për trajtim spitalor, veçanërisht tek foshnjat e lindura para kohe ose me probleme shëndetësore shoqëruese.
Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se vaksinimi gjatë shtatzënisë po shihet gjithnjë e më shumë si një strategji efektive për mbrojtjen e hershme të foshnjave, në një periudhë kur sistemi i tyre imunitar ende nuk është zhvilluar plotësisht./Gazeta Shneta.


