Teknologjia e realitetit virtual po përdoret gjithnjë e më shumë nga psikologët dhe specialistët e shëndetit mendor për trajtimin e ankthit, fobive dhe çrregullimeve të lidhura me stresin.
Sipas American Psychological Association, terapia me realitet virtual u mundëson pacientëve të përballen gradualisht me situata që shkaktojnë frikë në një ambient virtual të kontrolluar dhe të sigurt. Kjo metodë ndihmon pacientët të reduktojnë reagimet e ankthit dhe të përmirësojnë kontrollin emocional, shkruan American Psychological Association, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se terapia funksionon duke simuluar situata reale, si fluturimet me avion, lartësitë, hapësirat e mbyllura ose ndërveprimet sociale, duke i lejuar pacientët të praktikojnë menaxhimin e frikës pa qenë fizikisht në rrezik.
Studimet tregojnë se terapia me realitet virtual ka dhënë rezultate premtuese në trajtimin e fobive specifike, ankthit social dhe çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD). Specialistët besojnë se teknologjia mund të bëhet një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm në psikoterapi, sidomos kur kombinohet me trajtime tradicionale.
Ekspertët theksojnë se përdorimi i teknologjisë në shëndetin mendor po hap mundësi të reja për trajtime më të personalizuara dhe më të aksesueshme për pacientët. /Gazeta Shneta/


