Terapia me dritë (light therapy) po përdoret gjithnjë e më shumë si një qasje jo-farmakologjike për trajtimin e çrregullimeve të gjumit dhe problemeve të ritmit cirkadian, veçanërisht kur ora biologjike e trupit është e çrregulluar.
Sipas National Institute of Mental Health, ekspozimi i kontrolluar ndaj dritës së fortë zakonisht në mëngjes mund të ndihmojë në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim duke ndikuar në prodhimin e melatoninës, hormonit që kontrollon gjumin, shkruan NIH, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo terapi përdoret shpesh për çrregullimin afektiv sezonal (SAD), por edhe për pagjumësinë dhe çrregullimet e ritmit cirkadian.
Ekspertët shpjegojnë se drita vepron si një “sinjal biologjik” për trurin, duke e ndihmuar trupin të kuptojë kur duhet të jetë zgjuar dhe kur duhet të përgatitet për gjumë. Kur përdoret në mënyrë të saktë dhe në orarin e duhur, terapia mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, energjinë gjatë ditës dhe gjendjen emocionale.
Studimet tregojnë se shumë pacientë përfitojnë nga kjo metodë pa pasur nevojë për ilaçe, megjithëse në disa raste ajo kombinohet me terapi të tjera për rezultate më të mira. /Gaz


