Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 vende të tjera në rrezik përhapjeje të virusit Ebola, OKB bën thirrje për koordinim urgjent rajonal

Lajme 25/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia shëndetësore e Bashkimit Afrikan, Africa CDC, me seli në Etiopi, ka paralajmëruar se 10 vende të tjera në Afrikë janë në rrezik nga përhapja e virusit Ebola, përveç Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës, ku rastet janë konfirmuar tashmë.

Sipas drejtorit të Africa CDC, Jean Kaseya, vendet në rrezik përfshijnë Angolën, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Republikën e Kongos, Etiopinë, Kenian, Ruandën, Sudanin e Jugut, Tanzaninë dhe Zambinë.

Paralajmërimi vjen mes përhapjes së llojit “Bundibugyo” të Ebola-s në rajon, ndërsa dhjetëra raste janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe infeksione të reja janë konfirmuar edhe në Ugandë.

Autoritetet shëndetësore thonë se kufijtë e pakontrolluar mirë, konfliktet e armatosura dhe infrastruktura e dobët po e vështirësojnë ndjeshëm frenimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë, OBSH ka rritur nivelin e rrezikut në “shumë të lartë” në zonat e prekura dhe ka bërë thirrje për koordinim urgjent rajonal, rritje të mbikëqyrjes dhe masa të forta parandaluese për të shmangur një përhapje më të gjerë të sëmundjes vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Artikulli paraprakMjeku i Javës – Dr. Adriatik Lajçi flet për hernien inguinale, simptomat dhe trajtimin kirurgjikal
Artikulli i rradhës SHSKUK i jep kontratë mbi 1.6 milion Euro kompanisë së biznesmenit të fuqishëm malazias

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.