Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një qasje e re ndaj duhanpirjes, dokumenti italian që po nxit debat në shëndetin publik

Jetë 25/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata Italiane për Patologjitë e Varësisë (SIPaD) ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi reduktimin e dëmit në çrregullimin nga përdorimi i duhanit, duke njohur për herë të parë në Itali rëndësinë klinike të strategjive me risk të reduktuar për duhanpirësit e rritur që nuk arrijnë të heqin dorë nga cigaret tradicionale.

Dokumenti, i titulluar “Reduktimi i dëmit në çrregullimin nga përdorimi i duhanit: analizë kritike e evidencave të disponueshme”, analizon të dhënat shkencore mbi produktet pa djegie, si cigaret elektronike dhe produktet me ngrohje të duhanit, duke i konsideruar ato si një alternativë të ndërmjetme për rastet kur ndërprerja e plotë e duhanit nuk është menjëherë e arritshme.

Sipas SIPaD, duhanpirja mbetet një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parandalueshme, me pasoja veçanërisht të rënda tek personat me çrregullime të varësisë dhe pacientët me probleme të shëndetit mendor. Në këto kategori, përpjekjet për të lënë duhanin shpesh dështojnë, ndërsa konsumimi i vazhdueshëm i cigareve ndikon ndjeshëm në uljen e jetëgjatësisë dhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.

Në deklaratën për mediat, presidenti i SIPaD, Claudio Leonardi, thekson se reduktimi i dëmit është një qasje tashmë e konsoliduar në trajtimin e varësive dhe se ajo mund të zbatohet edhe në rastet e duhanpirjes, kur ndërprerja e menjëhershme e konsumit është e vështirë.

“Objektivi përfundimtar mbetet gjithmonë lënia e duhanit, por nuk mund të injorohen pacientët që duan të heqin dorë dhe nuk ia dalin”, thekson ai.

Çfarë tregojnë evidencat shkencor?

Dokumenti përmbledh një sërë studimesh toksikologjike dhe klinike mbi produktet pa djegie. Sipas SIPaD, produktet me ngrohje të duhanit funksionojnë duke e ngrohur duhanin pa proces djegieje, gjë që redukton ndjeshëm krijimin e substancave toksike që gjenden në tymin e cigareve tradicionale.

Shoqata citon prova sipas të cilave aerosoli i prodhuar nga këto produkte përmban 92–97% më pak substanca toksike dhe potencialisht të dëmshme krahasuar me tymin e cigareve, si edhe një numër shumë më të ulët përbërësish kimikë.

Në studimet klinike, duhanpirësit që kaluan plotësisht tek alternativat pa djegie treguan ulje të ndjeshme të biomarkerëve të ekspozimit ndaj substancave toksike, përfshirë monoksidin e karbonit, nitrozaminat dhe përbërjet organike të paqëndrueshme. Përmirësime u vunë re edhe në treguesit e stresit oksidativ dhe inflamacionit.

SIPaD thekson gjithashtu se disa studime kanë evidentuar përmirësime në parametrat respiratorë dhe kardiovaskularë tek pacientët që zëvendësuan plotësisht cigaret me produkte pa djegie, përfshirë persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Jo pa risk dhe jo për të rinjtë

Megjithatë, dokumenti nënvizon qartë se produktet alternative nuk janë pa risk, nuk konsiderohen medikamente dhe nuk duhet të promovohen tek jo-duhanpirësit apo të rinjtë.

SIPaD kërkon që çdo komunikim publik mbi këto produkte të jetë i kujdesshëm, i balancuar dhe pa karakter promovues, duke shmangur çdo normalizim të përdorimit të nikotinës.

Shoqata thekson se strategjitë me risk të reduktuar duhet të konsiderohen të përkohshme, të monitoruara dhe pjesë e një rruge terapeutike të strukturuar, që synon në fund ndërprerjen e plotë të konsumit të duhanit.

Një debat që po fiton terren në Europë

Publikimi i kësaj deklarate vjen në një moment kur debati mbi reduktimin e dëmit nga duhani po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Europë dhe në komunitetin ndërkombëtar të shëndetit publik.

Ndërsa organizatat shëndetësore vijojnë të theksojnë se alternativa më e mirë mbetet mosnisja ose lënia e plotë e duhanit, një pjesë e ekspertëve argumentojnë se, për duhanpirësit e rritur që nuk arrijnë të heqin dorë nga cigaret, strategjitë me risk të reduktuar mund të përfaqësojnë një opsion pragmatik për uljen e dëmit dhe të ekspozimit ndaj substancave toksike.

Artikulli paraprakApel për ndihmë për ish-infermieren nga Peja që po lufton me kancerin
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e tensionit të lartë te fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.