Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE-ja shton presionin për kontrollin e duhanit dhe nikotinës, Kosova ende pa konsensus

Lajme 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në konferencën europiane rreth shëndetit të mbajtur në Milano janë shtuar thirrjet dhe kërkesat për vendosjen e rregullave më të ashpra ndaj produkteve të reja me nikotinë, veçanërisht cigareve elektronike. Ekspertët kanë paralajmëruar se këto produkte po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, sidomos në mesin e të rinjve dhe adoleshentëve.

Rritja e përdorimit të cigareve elektronike dhe produkteve të vaping-ut ka sjellë një sfidë të re për shëndetin publik në Kosovë dhe në rajon. Në qendër të diskutimeve në Konferencën Evropiane për Duhanin ose Shëndetin 2026, e mbajtur javën e kaluar në Milano të Italisë, dominuan thirrjet për forcimin e legjislacionit dhe zbatimin e politikave më të ashpra për kufizimin e konsumit të nikotinës, raporton Gazeta Shneta.

Në këtë linjë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka ngritur alarmin për zgjerimin e shpejtë global të produkteve të reja me nikotinë, të cilat sipas saj, po targetojnë adoleshentët në mënyrë agresive përmes reklamimit dhe promovimit në rrjete sociale apo dhe shitjes së tyre në afërsi të shkollave dhe vendbanimeve.

“Duhani mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve që mund të parandalohen në mbarë botën, duke marrë jetën e më shumë se shtatë milionë njerëzve çdo vit. Sot përballemi jo vetëm me dëmet e vazhdueshme të produkteve tradicionale të duhanit, por edhe me një treg që po ndryshon me shpejtësi fal produkteve të reja dhe atyre në zhvillim të nikotinës. Këto produkte shpesh promovohen si më pak të dëmshme, por në realitet po krijojnë rrugë të reja drejt varësisë, veçanërisht tek të rinjtë. Ky nuk është reduktim i dëmit, por krijim i dëmit”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Evropa ka qenë një lidere globale në kontrollin e duhanit, por rregulloret nuk kanë arritur gjithmonë të ecin me ritmin e provave të reja shkencore karshi produkteve të reja të nikotinës. Ndërsa direktivat kryesore të BE për produktet e duhanit, taksimin dhe reklamimin po rishikohen, ka një mundësi vendimtare për të mbyllur boshllëqet dhe për të forcuar mbrojtjen e shëndetit publik, ka përfunduar drejtori Ghebreyesus.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit, në vazhdimësi thonë se rritja e përdorimit të vape po krijon një valë të re varësie nga nikotina, duke rrezikuar të zhbëjë përparimin e arritur ndër vite kundër duhanpirjes.

Ramona Brad, drejtuese e Asosacionit “Gjenerata e Rumanisë së Shëndetshme 2035”, ka adresuar shqetësimin e këtij fenomeni para gazetarëve të shëndetësisë duke thënë se normalizimi i produkteve të reja të nikotinës në shoqëri mbetet dukuri tejet e rrezikshme, përtej shkallës së toksiciteti të tyre.

Sipas Brad, industria e duhanit nuk po e shet më veten vetëm si prodhues cigaresh, por po përpiqen të duken si kompani moderne që merret me produkte që gjoja janë më pak të dëmshme.

Në vend që njerëzit të lënë nikotinën, industria e duhanit po i dërgon nga një produkt në tjetrin – nga cigaret klasike te cigaret elektronike dhe nga nikotina në qese deri te produkte të ngrohura të duhanit. Pra, ndryshon forma e produktit, por varësia nga nikotina mbetet e njëjtë, ka shpjeguar ajo, ndër të tjera.

Industria e duhanit po e përdor këtë mënyrë komunikimi si strategji marketingu, thonë përfaqësues të organizatave shëndetësore. Kjo vërehet veçanërisht te cigaret elektronike dhe qeset me nikotinë, të cilat prezantohen me dizajn modern, ngjyra tërheqëse dhe aroma të ndryshme. Herë pas here, ato promovohen edhe si pjesë e stilit të jetesës, madje edhe si produkte që gjoja ndihmojnë në fitnes, përqendrim apo rritje të produktivitetit.

Nga ana tjetër, legjislacioni i Bashkimit Evropian (BE) për kontrollin e duhanit mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për rregullimin e tregut të duhanit dhe produkteve të nikotinës në Evropë.

Dy direktivat kryesore të BE-së rreth duhanit janë të fokusuara kryesisht tek taksat, çmimet, akciza, paketimin, etiketimin, marketingun dhe mbrojtja e të rinjve.

Çmimet më të larta të arritura përmes akcizave ndihmojnë në uljen e konsumit të duhanit, sidomos tek të rinjtë. Kjo është dhe një nga mesazhet kryesore që u theksua në vazhdimësi nga organizata shëndetësore “Partneritetit Pa Duhan” nën udhëheqjen e Erin Roman.

Ndërkohë, vendet si Belgjika, Danimarka dhe Holanda po tregojnë se është e mundur të frenohet përdorimi i produkteve të reja të nikotinës përmes rregullimit më të rreptë, ndalimit të përdorimit të aromave dhe kufizimit të reklamimit. Po ashtu, disa shtete si Franca, Finlanda, Italia dhe Suedia kanë vendosur ndalime të pjesshme të duhanpirjes në hapësira publike, përfshirë plazhet, shkollat dhe parqet. Në të njëjtën linjë, Belgjika dhe Letonia ndaluan shitjen e vape njëpërdorimësh në janar të 2025-së, duke përmendur shqetësimet për tërheqjen që ato kanë tek të rinjtë, si dhe ndikimin e tyre në shëndet dhe mjedis për shkak të toksicitetit.

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar projektligjin historik kundër duhanit me synimin për të krijuar ‘një brez pa duhan’. Sipas këtij ligji, dyqanet do të ndalohen të shesin produkte duhani për personat e lindur në ose pas vitit 2008. Përveç kësaj mase, ligji përfshin edhe kufizime të tjera, si ndalimi i përdorimit të vape në makina ku ka fëmijë, në kënde lojërash dhe pranë shkollave, me qëllim mbrojtjen e të rinjve nga ekspozimi ndaj tymit dhe avujve. Të gjitha këto masa synojnë të thyejnë ciklin e varësisë nga nikotina.

Sipas një studimi të Universitetit të Nottingham-it, kjo politikë e re në Mbretërinë e Bashkuar mund të sjellë deri në 88,000 vite shtesë jetë të shëndetshme deri në vitin 2075, krahasuar me një skenar pa ligj të ri.

Edhe pse cigaret elektronike janë në treg prej rreth 15 vitesh, tashmë janë kryer mijëra studime shkencore mbi efektet e tyre, shumica prej të cilave tregojnë pasoja të dëmshme për shëndetin.

Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se ato nuk mund të konsiderohen produkte të padëmshme. Një studim i madh i publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”, ka gjetur se përdorimi i vape mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru me rreth 32%.

Ndërkohë që Komisioni Evropian synon krijimin e një “brezi pa duhan” deri në vitin 2040, në Kosovë avokimi për ndryshime ligjore dhe rritja e ndërgjegjësimit për varësinë nga produktet e reja të nikotinës po bëhen gjithnjë e më të domosdoshme. Kjo vjen në një kohë shqetësimesh për përhapjen e duhanit dhe vape tek të rinjtë, si dhe për qasjen e lehtë në blerjen e tyre, çështje që është ngritur dhe po trajtohet nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim, përmes një peticioni.

Sipas OBSH-së mbi 80% e duhanpirësve në botë jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, përfshirë edhe Kosovën. Ndërkohë, sipas raportit të fundit për vitin 2025, më shumë se 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike, përfshirë të paktën 15 milionë fëmijë dhe adoleshentë të moshës 13–15 vjeç.

Kosova, e cila konsiderohet ndër vendet më të varfra në Evropë, vazhdon të përballet me mungesë progresi në politikat shëndetësore për kontrollin e duhanit dhe produkteve të reja të nikotinës për shkak të stagnimit institucional dhe zgjedhor, duke i lënë ato thuajse të paimplementuara në hartim dhe zbatim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGruaja e deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, lë punën paraprake para nënshkrimit të kontratës
Artikulli i rradhës Dr. Faik Shatri zgjidhet Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.