Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH thotë se rreziku i Ebolës tani është shumë i lartë në Republikën e Kongos

Lajme 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur nivelin e rrezikut publik nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos nga “i lartë” në “shumë i lartë”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se deri tani janë konfirmuar 82 raste dhe shtatë viktima në vend, por paralajmëroi se situata reale mund të jetë shumë më serioze, raporton Euroneës Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas tij, ekzistojnë rreth 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara, çka tregon se epidemia po përhapet më shumë sesa raportet zyrtare fillestare.

Megjithatë, OBSH theksoi se rreziku global nga kjo sëmundje mbetet ende i ulët.

Shpërthimi aktual është shkaktuar nga varianti i rrallë Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë e provuar. Virusi është përhapur edhe në Ugandën fqinje, ku janë konfirmuar dy raste dhe një viktimë.

Një shtetas amerikan që punonte në Republikën Demokratike të Kongos rezultoi pozitiv me Ebola dhe u transferua këtë javë për trajtim në spitalin Charité në Berlin.

Spitali bëri të ditur se pacienti ndodhet në gjendje të dobësuar, por jo kritike. Ai po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme në një njësi të specializuar izolimi me siguri të lartë.

OBSH njoftoi gjithashtu se një tjetër shtetas amerikan, i konsideruar kontakt me rrezik të lartë, është transferuar në Republikën Çeke.

Ndërkohë, në Holandë, një pacient i dyshuar për Ebola është izoluar në pritje të rezultateve diagnostikuese.

Ebola është një sëmundje e rëndë dhe shpesh vdekjeprurëse, e identifikuar për herë të parë në vitin 1976. Simptomat përfshijnë temperaturë, dobësi, diarre dhe të vjella. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNgritet aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë
Artikulli i rradhës Mbi 1.2 miliardë njerëz preken nga problemet e shëndetit mendor të lidhura me ankthin dhe depresionin

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.