Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1.2 miliardë njerëz preken nga problemet e shëndetit mendor të lidhura me ankthin dhe depresionin

Jetë 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i njerëzve që jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor pothuajse është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve me ankth dhe depresion në mbarë botën.

Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, rreth 1.2 miliardë njerëz kanë jetuar me një çrregullim të shëndetit mendor gjatë vitit 2023, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, pjesë e “Global Burden of Disease Study 2023”, tregon se rastet e depresionit të rëndë janë rritur me 131%, ndërsa çrregullimet e ankthit me 158% krahasuar me vitin 1990. Këto dy gjendje konsiderohen sot si problemet më të zakonshme të shëndetit mendor në nivel global.

Autorët e raportit paralajmërojnë se sëmundjet mendore po shkaktojnë vuajtje të mëdha njerëzore dhe humbje afatgjata të shëndetit, duke ndikuar jo vetëm individët, por edhe familjet, vendet e punës dhe ekonomitë shtetërore.

Ata theksojnë se ulja e produktivitetit dhe presioni në rritje mbi sistemet shëndetësore dhe sociale janë bërë një sfidë globale.

Raporti tregon se gratë preken më shumë nga depresioni dhe ankthi sesa burrat, ndërsa çrregullimet neurozhvillimore dhe të sjelljes, si ADHD dhe autizmi, janë më të zakonshme tek meshkujt.

Faktorët që ndikojnë përfshijnë dhunën në familje, abuzimin seksual, diskriminimin gjinor dhe pabarazitë sociale.

Barrën më të lartë të problemeve mendore e mbajnë adoleshentët e moshës 15 deri në 19 vjeç, duke nxjerrë në pah nevojën për mbështetje dhe parandalim të hershëm.

Studiuesit paralajmërojnë se shërbimet e shëndetit mendor nuk po zgjerohen me të njëjtin ritëm me rritjen e nevojave globale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH thotë se rreziku i Ebolës tani është shumë i lartë në Republikën e Kongos
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.