Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngritet aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë

Lajme 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me inicialet Z.M., në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në spital, dyshohet se nga janari i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për një nëpunës tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Z.M., edhe pse ishte njoftuar paraprakisht për mungesat në punë të nëpunësit me inicialet Xh.Z., nuk kishte nisur procedurë disiplinore ndaj tij, në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë nëpunësit Xh.Z., i cili mbante pozitën e operatorit në statistikë në spital, iu mundësua të përfitonte pagë bruto totale në vlerë prej 21 mijë e 473 euro e 42 centë, pa u paraqitur në vendin e punës gjatë periudhës 2019-2023.

Me këtë rast, sipas Prokurorisë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm material.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që Z.M. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, si dhe t’i shqiptohet dënim plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik. /Sinjali

Artikulli paraprakTre vullnetarë të Kryqit të Kuq vdesin nga Ebola në Kongo, ndërsa shpërthimi vazhdon të përhapet
Artikulli i rradhës OBSH thotë se rreziku i Ebolës tani është shumë i lartë në Republikën e Kongos

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.