Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarm në Evropë, gonorrea dhe sifilizi në nivele rekord

Jetë 31/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme si gonorrea dhe sifilizi kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas raportit, në vitin 2024 janë regjistruar mbi 106 mijë raste me gonorre, duke shënuar një rritje prej 303% krahasuar me vitin 2015, ndërsa rastet e sifilizit kanë kaluar mbi 45 mijë, më shumë se dyfish në të njëjtën periudhë.

Autoritetet shëndetësore evropiane paralajmërojnë se kjo rritje lidhet edhe me boshllëqe në testim dhe parandalim, duke kërkuar masa urgjente për frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Ekspertët theksojnë se këto sëmundje mund të shkaktojnë komplikacione serioze, përfshirë dhimbje kronike, infertilitet, si dhe dëmtime të zemrës apo sistemit nervor në rastin e sifilizit. Po ashtu, janë raportuar edhe raste të sifilizit kongjenital, ku infeksioni transmetohet nga nëna te foshnja.

Sipas ECDC-së, më të prekurit janë burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, ndërsa rritje e ndjeshme është vërejtur edhe te gratë heteroseksuale në moshë riprodhuese.

Në raport theksohet gjithashtu se Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në Evropë, ndërsa chlamydia mbetet infeksioni bakterial më i përhapur, edhe pse ka shënuar rënie.

Ekspertët apelojnë për përdorim të prezervativëve, testim të rregullt dhe rritje të fushatave ndërgjegjësuese për të frenuar përhapjen e mëtejshme të këtyre infeksioneve.dritare.net

Artikulli paraprakPresioni i lartë i gjakut në moshë të re mund të dëmtojë trurin dekada më vonë
Artikulli i rradhës Depresioni dhe ankthi mund të rrisin rrezikun për demencë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.