Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis për herë të parë skriningu neonatal në Spitalin e Pejës

Lajme 03/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka nisur për herë të parë ofrimin e skriningut neonatal për të gjitha foshnjat e porsalindura, një shërbim që mundëson zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve të rralla dhe potencialisht të rënda që në ditët e para të jetës.

Sipas njoftimit të spitalit, përmes këtij programi do të bëhet kontrolli i të porsalindurve për pesë sëmundje: hipotiroidizmin kongjenital, fenilketonurinë, fibrozën cistike, galaktozeminë dhe atrofinë muskulore spinale (SMA).

Këto sëmundje mund të mos shfaqin simptoma menjëherë pas lindjes, por zbulimi i hershëm u jep mundësi mjekëve të fillojnë trajtimin në kohë, duke parandaluar komplikime serioze dhe duke përmirësuar zhvillimin dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë vlerësohet se ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e kujdesit shëndetësor për të porsalindurit, duke ofruar standarde më të larta të diagnostikimit dhe trajtimit që nga ditët e para të jetës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnaliza e gjakut mund të zbulojë herët rrezikun për Alzheimerin
Artikulli i rradhës 66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.