Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët në Evropë presin deri në dy vjet për ndërhyrje kirurgjikale

Lajme 03/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
A team of doctors carries out minimal invasive surgery at the regional hospital Surselva, pictured on December 2, 2011, in Ilanz in the canton of Grisons, Switzerland. (KEYSTONE/Gaetan Bally) Eine Aerzteteam fuehrt im Regionalspital Surselva eine minimal-invasive Operation durch, aufgenommen am 2. Dezember 2011 in Ilanz. (KEYSTONE/Gaetan Bally)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët në disa vende evropiane po përballen me pritje të gjata për të marrë shërbime shëndetësore, ndërsa në raste të caktuara pritja për ndërhyrje kirurgjikale arrin deri në dy vjet, sipas raportit më të fundit “Health at a Glance 2025” të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Raporti vlerëson se vonesat në trajtim po shndërrohen në një nga sfidat më të mëdha të sistemeve shëndetësore evropiane, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientëve dhe rezultatet e trajtimit, shkruan Euronews Health, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas të dhënave, në Mbretërinë e Bashkuar 11 për qind e pacientëve presin më shumë se një vit për një takim me mjek specialist. Në Francë dhe Gjermani kjo përqindje është rreth 2 për qind.

Edhe qasja te mjeku i familjes nuk është gjithmonë e shpejtë. Në Suedi, 23 për qind e pacientëve presin më shumë se një javë për një konsultë me mjekun ose infermierin, ndërsa në Francë dhe Gjermani kjo shifër arrin në 20 për qind.

Raporti evidenton edhe pritje të gjata për operacionet e kataraktës. Në Norvegji, 81 për qind e pacientëve kanë pritur më shumë se tre muaj për trajtim gjatë vitit 2024. Në Finlandë kjo përqindje ishte 71 për qind, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe Portugali 58 për qind.

Një nga rastet më ekstreme është Sllovenia, ku pacientët kanë pritur mesatarisht 667 ditë për zëvendësimin e ijës, afërsisht dy vjet. Pas saj renditen Polonia me 343 ditë, Hungaria me 209 ditë dhe Mbretëria e Bashkuar me 174 ditë pritje.

Ekspertët theksojnë se listat e gjata të pritjes krijohen si rezultat i mospërputhjes ndërmjet kërkesës në rritje për shërbime shëndetësore dhe kapaciteteve të sistemeve shëndetësore.

Sipas raportit, plakja e popullsisë, mungesa e personelit shëndetësor, financimi i kufizuar dhe pasojat e pandemisë COVID-19 janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e kohës së pritjes për pacientët në Evropë.

OECD paralajmëron se vonesat në trajtim mund të zgjasin periudhën e dhimbjes dhe paaftësisë tek pacientët, si dhe të ndikojnë negativisht në rezultatet shëndetësore pas ndërhyrjeve mjekësore.

Artikulli paraprakZKA publikon raportin e auditimit me Opinion të Kualifikuar për SHSKUK-në
Artikulli i rradhës CeraVe përballet me padi në SHBA për praninë e një substance të lidhur me kancerin

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.