Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konferenca e Neurologjisë në Kosovë, fokusi në sklerozën multiple

Lajme 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot ka filluar punimet Konferenca Pranverore e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës, e cila do të mbledhë neurologë, specializantë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Aty pritet të diskutohen zhvillimet më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve neurologjike.

Konferenca Pranverore e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës organizohet sivjet për të katërtin vit me radhë. Kjo konferencë synon të jetë ngjarja kryesore e komunitetit neurologjik në vend.

Sekretari i Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës, neurologu Blerim Myftiu, tha për Radio Kosovën se përmes temave të ndryshme që trajtohen çdo vit, pjesëmarrësit informohen për arritjet më të fundit shkencore, metodat diagnostike dhe mundësitë e trajtimit të sëmundjeve neurologjike, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në Kosovë.

“Gjatë dy ditëve sa mbahet konferenca zgjidhen disa tema bosht dhe çdo vit këto tema ndryshohen në mënyrë alternative, në mënyrë që për fushat përkatëse për të cilat duhet të diskutohet në konferencën Pranverore të jepet një përmbledhje e përgjithshme për sa u përket atyre sëmundjeve ose atij grupi sëmundjesh dhe të informohet publiku i interesuar që përbëhet nga neurologë, specialistë, specializantë dhe studentë për arritjet e fundit në fushë, për qasjen diagnostike, për metodat diagnostike që ndërkohë vazhdojnë të evoluojnë dhe të zhvillohen, si dhe për mundësitë e trajtimit të tyre”, tha ai.

Dita e parë e konferencës i kushtohet sklerozës multiple. Neurologu Myftiu tha se për këtë temë do të flasin ekspertë nga Austria, Kroacia, Turqia dhe vendet e rajonit, të cilët do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Skleroza multiple paraqet një sëmundje që fatkeqësisht prek moshat e reja në një periudhë shumë të rëndësishme të zhvillimit të tyre jetësor dhe social dhe përbën një barrë të madhe për këta persona që vuajnë nga ajo, si dhe për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh se fusha e sklerozës multiple është një fushë e cila ndërkombëtarisht, në kuptimin terapeutik, ka një zhvillim ndoshta më të hovshëm në fushën e neurologjisë”, theksoi Myftiu.

Konferenca do të mbahet më 4 dhe 5 qershor dhe pritet të mbledhë neurologë, profesionistë shëndetësorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mbi sfidat dhe risitë në fushën e neurologjisë./rtk/

 

Artikulli paraprakVetëm 90 minuta ushtrime për forcimin e muskujve në javë lidhen me jetë më të gjatë
Artikulli i rradhës 195 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike

04/06/2026 Lajme

HANDIKOS thirrje personave paraplegjik dhe tetraplegjik për të marr pajisjet ndihmëse

04/06/2026 Lajme

Spanjë: Konfirmohen 111 raste të një forme të rrallë kanceri të lidhura me implantet e gjirit

04/06/2026 Lajme

195 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Pejës

04/06/2026 Lajme

Shtyrje e afatit për liferim të pajisjeve gati 1 milion Euro dhe pagesë avanc prej mbi 340 mijë Euro

04/06/2026 Lajme

Vala e hershme e të nxehtit në Spanjë, mbi 100 viktima vetëm gjatë muajit maj

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.