Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina e parë e zhvilluar nga inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në parandalimin e pandemive të ardhshme

Jetë 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një lloj të ri vaksine, komponenti kryesor i së cilës është projektuar tërësisht nga inteligjenca artificiale (AI). Sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit, kjo është hera e parë që një vaksinë e krijuar në këtë mënyrë testohet te njerëzit.

Sipas BBC, qëllimi i vaksinës është të ofrojë mbrojtje jo vetëm kundër varianteve aktuale të COVID-19, por edhe kundër koronavirusëve të tjerë që qarkullojnë te kafshët dhe që mund të shkaktojnë pandemia në të ardhmen.

Studiuesit po zhvillojnë gjithashtu teknologji të ngjashme për gripin sezonal, gripin e shpendëve dhe virusin Ebola, transmeton Gazeta Shneta.

Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat bazohen në një variant specifik të virusit, inteligjenca artificiale analizoi informacionin gjenetik të shumë koronavirusëve dhe krijoi një “super-antigjen”.

Antigjeni është pjesa e vaksinës që mëson sistemin imunitar të njohë dhe të luftojë infeksionet. Ideja është që organizmi të fitojë mbrojtje më të gjerë, edhe nëse virusi ndryshon ose shfaqen variante të reja.

Deri tani, vaksina është testuar te 39 persona për të vlerësuar sigurinë e saj. Rezultatet e para tregojnë se përgjigjja imunitare ishte modeste, por mjaftueshëm premtuese për të vazhduar kërkimet.

Një studim më i madh me rreth 200 pjesëmarrës është tashmë në zhvillim.

Ekspertët e pavarur e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm në shkencën e vaksinave. Ata besojnë se inteligjenca artificiale mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave të reja dhe të ndihmojë në përgatitjen më të mirë të botës për shpërthime të ardhshme epidemike apo pandemike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë
Artikulli i rradhës Përfshirja e një fëmije në tubim, PZAP ndëshkon LDK-në me 5 mijë euro

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.