Sot do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat pritet të luhaten nga 11 minimalja deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet trë mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të jetë mjaft ngrohtë, por pasdite në verilindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë.


