Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 42 lindje, duke shënuar numrin më të lartë të lindjeve në periudhën e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, nga foshnjat e porsalindura 19 janë djem dhe 25 vajza, ndërsa janë regjistruar edhe dy lindje binjake.
Gjatë së njëjtës periudhë, në këtë institucion shëndetësor janë realizuar 3,020 vizita specialistike, ndërsa 269 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Spitali ka bërë të ditur se mesatarisht 194 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë gjatë javës së kaluar.
Në laboratorët e spitalit, 1,478 pacientë kanë kryer gjithsej 19,169 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 74 operacione.
Po ashtu, janë ofruar 243 dializa, 659 ekzaminime me rëntgen, 276 ultrazëra (EHO) dhe 95 rezonanca magnetike (MRI).
Sipas raportit javor, janë kryer edhe 46 ekokardiografi, nëntë ergometri, 25 gastroskopi, 14 kolonoskopi dhe 250 shërbime fiziatrike.


