Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton inovacionin kosovar në ENDO 2026 në SHBA

Lajme 13/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tjetër sukses i rëndësishëm për mjekësinë dhe shkencën kosovare po shënohet në arenën ndërkombëtare.

Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi po merr pjesë në ENDO 2026, Kongresin Vjetor të Endocrine Society, që po mbahet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nga ngjarjet më prestigjioze globale në fushën e endokrinologjisë, përcjell Gazeta Shneta.

Në këtë kongres janë mbledhur mbi 7,000 shkencëtarë, studiues dhe mjekë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar zhvillimet më të fundit shkencore dhe për të kontribuar në formësimin e së ardhmes së mjekësisë moderne.

Si anëtare e Endocrine Society dhe përfaqësuese e Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Berisha Muharremi do të prezantojë një punim shkencor kushtuar Photobiomodulimit, një metodë inovative që përdor teknologjinë laserike në trajtimin e sëmundjeve të tiroides.

Sipas saj, prezantimi i këtij hulumtimi në një forum kaq prestigjioz përbën një arritje të rëndësishme për mjekësinë kosovare dhe një mundësi të veçantë për të prezantuar inovacionin dhe potencialin shkencor të vendit para elitës globale të endokrinologjisë.

Prof. Dr. Berisha Muharremi ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunëtorët e saj, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët dhe përkushtimit në avancimin e kërkimit shkencor dhe praktikave moderne mjekësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFruthi rikthehet me forcë në Evropë, ekspertët kërkojnë vaksinim urgjent
Artikulli i rradhës Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

Ju sugjerojmë

Vetëvendosja siguron 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës

13/06/2026 Lajme

Qendrat e Mjekësive Familjare me psikolog e logoped, nisin procedurat për rekrutim

13/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

13/06/2026 Lajme

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.