Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike.
Dr. Leonora Svarça ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, në programin Mjekësi Klinike, në lëmin e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, përcjell Gazeta Shneta.
Me fitimin e titullit Doktore e Shkencave Mjekësore (PhD), Dr. Leonora Svarça i bashkohet radhës së profesionistëve që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve akademike dhe shkencore në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike.


