Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është heqja e plotë e sheqerit gjithmonë e shëndetshme? Studimi i ri zbulon efekte të papritura

Jetë 15/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë persona që synojnë të humbin peshë ose të përmirësojnë shëndetin zgjedhin të reduktojnë ose eliminojnë sheqerin nga dieta ushqyese. Megjithatë, një studim i ri paraklinik te minjtë sugjeron se heqja e plotë e saharozës – sheqerit të zakonshëm të tavolinës mund të ketë pasoja të papritura për shëndetin metabolik dhe bakteret e zorrëve.

Studiuesit krahasuan dy grupe minjsh për 16 javë: njëri konsumonte një dietë me pak yndyrë që përmbante sheqer, ndërsa tjetri ndiqte një dietë me pak yndyrë, por pa asnjë sasi saharoze. Të dy grupet morën të njëjtën sasi kalorish, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet treguan se minjtë që nuk konsumuan fare sheqer zhvilluan tolerancë më të dobët ndaj glukozës dhe ndjeshmëri më të ulët ndaj insulinës – dy faktorë që lidhen me rrezikun e shtuar për diabetin e tipit 2. Gjithashtu, u vunë re ndryshime në hormonet që ndikojnë metabolizmin dhe kontrollin e oreksit.

Një nga gjetjet më interesante ishte ndikimi në mikrobiomën e zorrëve. Minjtë në dietën pa sheqer kishin nivele më të ulëta të disa baktereve të dobishme që ndihmojnë në kontrollin e inflamacionit dhe ruajtjen e shëndetit të zorrëve. Në të njëjtën kohë, u rritën bakteret e lidhura me procese inflamatore.

Studiuesit vunë re gjithashtu shenja të inflamacionit në zorrën e trashë dhe zhvillim të hershëm të dhjamosjes së mëlçisë te grupi që nuk konsumonte sheqer.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultatet janë marrë vetëm nga eksperimente te minjtë dhe nuk do të thotë se sheqeri është i shëndetshëm apo se duhet konsumuar në sasi të mëdha. Përkundrazi, ata theksojnë se ushqyerja e shëndetshme nuk varet nga eliminimi i një përbërësi të vetëm, por nga ekuilibri i përgjithshëm i dietës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimet sugjerojnë se ndotja e ajrit mund të jetë një faktor i rëndësishëm në rënien e fertilitetit mashkullor
Artikulli i rradhës Semaglutidi mund të ofrojë përfitime për shëndetin e kockave përveç humbjes së peshës

Ju sugjerojmë

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina

Teknikat e frymëmarrjes që mund të reduktojnë stresin dhe të përmirësojnë mirëqenien

15/06/2026 Jetë

Përtypja nuk ndihmon vetëm tretjen, ja si mund të ndikojë edhe në shëndetin e trurit

15/06/2026 Jetë

Semaglutidi mund të ofrojë përfitime për shëndetin e kockave përveç humbjes së peshës

15/06/2026 Jetë

Studimet sugjerojnë se ndotja e ajrit mund të jetë një faktor i rëndësishëm në rënien e fertilitetit mashkullor

15/06/2026 Jetë

Shumë pacientë ndërpresin trajtimin me Ozempic dhe barna të ngjashme, por rikthehen sërish

15/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.