Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

Lajme 16/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur sot në Shkup, i ka alarmuar autoritetet atje. Foshnja e braktisur është gjetur në një park në zonën e Shutkës mbrëmjen e 15 qershorit 2026.

Sipas Policisë, rasti është raportuar në orën 19:30 nga A.S. nga Shkupi, i cili ka njoftuar se në një ulëse parku ka hasur një foshnjë rreth 7–8 muajshe të lënë vetëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ndërsa foshnja është transportuar nga Ndihma e Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime, shkruan Tetovasot.

Gjatë hetimeve fillestare, policia ka intervistuar M.M. (49), I.M. (54) dhe Sh.M. (32), të gjithë nga Shkupi. Sipas deklarimeve të tyre, Sh.M. ishte takuar me S.N. në zonën e Qendrës, ku kjo e fundit ia kishte lënë foshnjën për përkujdesje.

Më tej, pasi S.N. nuk është kthyer më, Sh.M. dyshohet se e ka dërguar foshnjën në Shutkë dhe e ka lënë në park. Rasti është referuar te prokurori publik dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakTë dhënat nga Spitali i Fierit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët
Artikulli i rradhës UNICEF: Gjysma e fëmijëve në botë përballen me tri rreziqe klimatike njëkohësisht

Ju sugjerojmë

UNICEF: Gjysma e fëmijëve në botë përballen me tri rreziqe klimatike njëkohësisht

16/06/2026 Lajme

Të dhënat nga Spitali i Fierit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët

16/06/2026 Lajme

Kadri Bytyqi fiton edhe një mandat në krye të Odës së Farmacistëve të Kosovës

16/06/2026 Lajme

Mes vdekjeve nga Ebola, pacientët e shëruar rikthejnë shpresën në epiqendrën e shpërthimit në Kongo

16/06/2026 Lajme

Mbi 200 mijë vdekje nga nxehtësia në Evropë mund të ishin shmangur, paralajmëron OBSH-ja

16/06/2026 Lajme

Karamele me kanabis nëpër shkolla – Policia e Shtetit ngre alarmin drejt Ministrisë së Arsimit: Nxënësit kujdes nga konsumi aksidental

16/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.