Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2420 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, 32 aksidente me persona të lënduar dhe 23 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2420 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 6 persona janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente, ndërsa një në vuajtje të dënimit.


