Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi sjell lajm të mirë për gratë me miastenia gravis: Shtatzënia nuk përkeqëson sëmundjen

Këshilla për shtatzëna 18/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që vuajnë nga miastenia gravis, një sëmundje autoimune që shkakton dobësi të muskujve, mund të kalojnë një shtatzëni të sigurt pa rritur rrezikun e përkeqësimit të gjendjes së tyre, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Neurology”.

Hulumtimi ofron siguri për shumë gra që kanë hezituar të bëhen nëna nga frika se shtatzënia mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjes. Sipas studiuesve, shtatzënia nuk u shoqërua me rritje të numrit të shtrimeve në spital apo me episode të rënda të sëmundjes gjatë periudhës së pritjes së fëmijës, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për gratë me miasteni gravis, pasi studimet e mëparshme kishin dhënë rezultate të paqarta dhe shumë prej tyre zgjidhnin të mos kishin fëmijë për shkak të frikës se gjendja do të përkeqësohej gjatë ose pas shtatzënisë”, tha studiuesja kryesore, Anna Rostedt Punga nga Universiteti Uppsala.

Miastenia gravis është një sëmundje autoimune që prek muskujt e kontrolluar vullnetarisht. Ajo mund të shkaktojë rënie të qepallave, shikim të dyfishtë, vështirësi në të folur, përtypje dhe gëlltitje, si dhe dobësi në muskujt e qafës, krahëve dhe këmbëve.

Për studimin, shkencëtarët analizuan 176 shtatzëni të 112 grave suedeze me miasteni gravis gjatë periudhës 1987–2019. Ata krahasuan numrin e shtrimeve në spital një vit para shtatzënisë me periudhën njëvjeçare pas lindjes.

Rezultatet treguan se rreth 11% e grave u shtruan të paktën një herë në spital gjatë vitit të parë pas lindjes, krahasuar me 7% para shtatzënisë. Megjithatë, në përgjithësi nuk u konstatua rritje e rrezikut të hospitalizimit gjatë vetë shtatzënisë.

Studiuesit vunë re se gratë kishin pesë herë më shumë gjasa të përjetonin një përkeqësim të simptomave pas lindjes sesa para shtatzënisë. Në disa raste, mjekët u detyruan të rifillonin ose të rrisnin trajtimin me barna imunosuprezive pas ardhjes në jetë të foshnjës.

Megjithatë, pothuajse 90% e grave nuk patën asnjë shtrim në spital të lidhur me miasteninë gravis gjatë vitit të parë pas lindjes. Sipas studiuesve, edhe te ato që përjetuan komplikime, kjo nuk do të thotë se problemet do të përsëriten domosdoshmërisht në shtatzënitë e ardhshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra
Artikulli i rradhës Pacientët në Britani përballen me mungesa rekord barnash

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

17/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Astma gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për një sëmundje serioze të syve te foshnjat e lindura para kohe

15/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjinekologët amerikanë publikojnë për herë të parë kalendarin e vaksinimit për gratë shtatzëna

12/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

11/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.