Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

26-vjeçari humb jetën në vendpunishte në Prizren pasi goditet nga vinçi

Lajme 22/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person i moshës 26-vjeç ka humbur jetën sot në mëngjes në një vendpunishte në Prizren, pasi dyshohet se gjatë procesit të betonimit të një objekti është goditur nga vinçi.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Ai ka thënë se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Artikulli paraprakShumë pacientë me sëmundje të veshkave nuk arrijnë deri te lista për transplant
Artikulli i rradhës Paralajmërohet për nxehtësi ekstreme në Britani, temperaturat në Evropë pritet të kalojnë 40°C

Ju sugjerojmë

“Mos klikoni në linqe të dyshimta”, Policia apelon qytetarët për mesazhet mashtruese

22/06/2026 Lajme

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

22/06/2026 Lajme

Rikthehet në funksion numri emergjent i QKMF-së në Obiliq

22/06/2026 Lajme

40 raste me fruth në Kosovë brenda dy muajve, Ferizaj dhe Prishtina me më së shumti të prekur

22/06/2026 Lajme

KRU “Prishtina” apel qytetarëve: Mos e keqpërdorni ujin e pijshëm

22/06/2026 Lajme

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.